Në platformën Facebook, me më së shumti reagime të publikut është rënditur Kreshnik Ibrahimi, personalitet i njohur i humorit kosovar me 53 K reagime të publikut nga 38 postime, pasuar nga diva e muzikës, Adelina Ismaili, tashmë si moderatore e një emisioni të saj në një program të njohur televiziv me 44 K reagime nga poashtu 38 postime si dhe Flora Gashi, këngëtare e muzikës popullore me 25 K reagime nga 23 postime gjithsej gjatë muajit mars.
Kryesisht yjet më aktive të estradës nuk janë përdorues aktiv të platformës Facebook, pasi që audiencën e kanë të orientuar në platformat tjera sociale si Instagram dhe Tiktok.
Platforma Instagram, ku më së shumti dominohet nga të rinjtë, tre personalitetet më të pëlqyera të publikut gjatë muajit mars janë blogerja Festa Qoqaj me 458 K reagime nga 40 postime apo 3 herë më shumë se vendi i dytë Morena Taraku me 154 K reagime nga 6 postime dhe këngëtari Getinjo me 130 K reagime nga 7 postime.
Përveç blogeres Festa Qoqaj, postimet e së cilës janë trending në gjitha rrjetet sociale edhe platforma Instagram dominohet nga këngëtarët.
Tiktok si platformë e cila ka rritje enorme në mbarë globin, vazhdon të jetë ndër më të ndjekurit nga të rinjtë në Kosovë, ku estrada po e orienton aktivitetin e saj një kohë më të gjatë.
Blogerja Festa Qoqaj e cila u bë edhe viral me vallëzimin e saj në një festë familjare, dominon bindshëm para gjithë estradës me 743 K reagime nga 64 postime, ku videot e saj kanë arrit numrin e shikueshmërisë në 13 milionë, ndjekur nga një ndër këngëtaret më të përfolura në Kosovë, Dafina Zeqiri me 221 K reagime nga 20 video dhe 4 milionë shikueshmëri si dhe këngëtarja Rina Balaj me 215 K reagime nga 7 video dhe 3 milionë shikueshmëri.
Metodologjia
„Pikasa“ e shfrytëzon platformën e saj online Analytics.live të ndjek në kohë reale më shumë së 150 media në Kosovë dhe mijëra kanale në rrjetet sociale në Kosovë. Platforma analitike e shfaq përmbajtjen mediatike bashkë me të dhënat e gjeneruara nga rrjetet sociale (Facebook, Instagram, YouTube, TikTok, LinkedIn) duke i numëruar të gjitha llojet e aktiviteteve dhe reagimeve (pëlqime, shpërndarje, komente).
„Pikasa“ ka mbi 10 vite përvojë në shkëncën e të dhënave, zhvillim të algoritmeve, intelegjencës artificiale dhe mësimit makinerik. Ajo ju ofron kompanive, organizatave dhe institucioneve qasje në mijëra media dhe rrjete sociale.
Në kombinim me ekip me përvojë të doktorantëve për Data Science, analist të të dhënave dhe ekspert të lartë mediatik, zhvilluam disa produkte për ndjekje të mediave në kohë reale dhe kapacitet teknologjik për krijimin e zgjidhjeve të personalizuara. Arritëm të përgjigjemi në disa nga pyetjet më sfiduese lidhur me përdorimin e mediave digjitale dhe sociale për shpërndarje të propagandës, sentimentit, identifikimi i kanaleve dhe zbatim i punëve hulumtuese.
Në dy vitet e fundit, përmes monitorimit dhe konsulencës, ndihmuam më shumë se 30 media dhe 50 kompani ti maksimalizojnë rezultatet, duke përdorur teknike për qasje në publikun e gjërë.